Shkolla 'Xhemajl Mustafa', Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Ministri Likaj dhe SBAShK-u vizitojnë shkollat në Prishtinë

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, kryetar i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala kanë viztuar shkollat fillore “Pjeter Bogdani” dhe “Xhemajl Mustafa”, për të parë nga afër përgatitjet e bëra nga këto institucione për fillimin e vitit shkollor me 14 shtator dhe është takuar me  mësimdhënësit e shkollës  “Xhemajl Mustafa”, të cilët po trajnoheshin  për zhvillimin e mësimit online.

Ministri Likaj përgëzoi drejtorit e shkollave për përgatitjet e duhura dhe u bëri të ditur se nxënësit do të pajisen me të gjitha mjete mbrojtëse ndaj COVID-19.

“Unë kam vizitu shkolla në 30 komuna të Kosovës dhe kam pas se pjesa dërmuese ka bërë përgatitjet sipas udhëzuesit që e ka lëshu MASh-i.”, ka thënë ai.

Ndërsa Jasharaj nga SBAShK-u ka bërë ë ditur se paralajmërimet për shtyrjen e mësimit edhe pas datës 14 shtator ka thënë  se shkollat janë duke bërë përgatitjet  e nevojshme dhe se shtyrja e mësimit nuk është e nevojshme.

“Deklaratat tona kanë qenë që nëse nuk do të bëhen përgatitjet do të shtyhet mësimi, por që po shihet se janë përgatit(shkollat) në të gjithë Republikën e Kosovës sa kam informacion është marr me përkushtim përgatitja për vitin shkollor.”, ka thënë Jasharaj.

Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala në komunën e Prishtinës ka thënë se shkollat në këtë komunë janë të gatshme për fillimin e vitit shkollor.

“Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin  e vitit shkollor me  14  shtator, janë pajis shkollat me dezinfektues dhe janë duke u bart pajisjet të tjera.”,, ka thënë Shpresa Shala.

Ministri Likaj gjithashtu ka komentuar fillimin e mësimit të nxënësve të komunitetit serb në Kosovë.

“Ne kemi informacionin se ata (nxënësit serb) kanë fillu mësimin online, kjo është politik që 20-të  vjetë që nuk është zgjedh, ne nuk  e kemi shkopin magjikë, natyrisht jemi duke e bë më të mirën për ta. Jemi në përgatitjet për mësimin online edhe në gjuhën serbe.”, ka thënë ai.

Shkolla ‘Xhemajl Mustafa’, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com
Ministri i Arsimit, Rame Likaj, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com