Ministri, Liburn Aliu nuk merr pjesë në Komisionin për mbikqyrjen e financave, nuk dihet arsyeja

Në Komisionin për mbikqyrjen e financave të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor nuk ishte i pranishëm ministri i kësaj ministrie, Liburn Aliu.

Për mungesën e tij nuk është dhënë ndonjë arsyetim.

“Për këtë ka qenë i ftuar ministri Liburn Aliu por ne e kemi pranuar një email ku jemi njoftuar se pjesë do të marrë zëvëndësministrja Linda Çavdarbasha”, tha Arta Bajralija, zëvendeskryetarja e parë e komisionit për mbikeqyrjen e financave publike.

Gjatë këtij komisioni është diskutuar për shqyrtimin e raportit të performancës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor.