Rifat Latifi - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Ministri Latifi thotë se lista esenciale e barnave do të përmbushet deri në 90 për qind

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se aktualisht është arritur deri në 70 për qind përmbushja e listës esenciale të barnave.

“Është arritur deri në 70% të barnave esenciale, materiali shpenzues është siguruar 92 për qind, këto bëjnë furnizimin e barnave të vaksinave për sëmundje të rralla tuberkulozi, HIV, skleroza multiple, fibroza cistike etj”, ka thënë ai në emisionin “Kallxo Përnime”.

I pyetur nëse pas një viti në mandatin e tij si ministër i Shëndetësisë, lista esenciale e barnave do të përmbushet në 100% ai tha se do të shkojë deri në 90 për qind.

“Unë nuk mund të them asgjë për momentin, por hajde po themi deri në 90 për qind”, ka thënë Latifi.