Ministri Latifi thotë se duhet të rriten pagat e mjekëve

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është duke raportuar para Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ai ka folur edhe për pagat e stafit shëndetësor në nivel vendi. Ai tha se nëse paguhen mjekët kaq pak, atëhere s’mund të kërkohen shërbime të jashtëzakonshme nga ta.

“Duhet gjithësesi t’i rrisim pagat e profesionistëve shëndetësor. Nuk mund të kërkojmë shërbime të jashtëzakonshme nga mjekët kur ne e paguajmë atë me një shumë që s’mund ta paguajë as banesën”, tha ai para deputetëve.

Stafi shëndetësosr javë më parë kanë mbajtur grevë tetë orëshe për shkak të pakënaqësive të tyre për pagat.

Latifi ka thënë se duhet të ndalet ikja e trurit jashtë, e duhet të krijohen kushtet që mjekët që kanë ikur të kthehen dhe të shërbejnë në Kosovë.

Sa i përket synimeve të tij, ai ka theksuar se synim kryesor e ka Fondin për Sigurime Shëdetësore dhe Sistemin Informativ të Pacientëve.