Ministri Latifi: Ende s’kemi datë se kur do të njihet certifikata e vaksinimit në vendet e BE-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka pyetur ministrin e Shëndetësisë në lidhje me mosnjohjen e certifikatës së vaksinimit nga vendet e BE-së.

Ministri Latifi tha se ende nuk ka kohë se kur do të bëhet njohja e certifikatës së vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian.

“Certifikata e vaksinimit është duke u punuar, inxhinierët janë duke punuar por ende nuk e dimë se kur do të bëhet, kur kam biseduar me ata që po punojnë në këtë, më kanë thënë edhe dy javë, por kjo ka qenë para dy javësh dhe s’mund të ju them se kur bëhet”, tha mininstri.