Ministri Latifi e kryetari i Bujanocit diskutojnë për trajtimin e pacientëve nga Lugina në institucionet e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Latifi e Arifi biseduan për shumë çështje me rëndësi, të cilat kanë të bëjnë për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Theks të veçantë, sipas njoftimit, iu dha trajtimit të pacientëve të Luginës së Preshevës në institucionet shëndetësore të Kosovës.

Po ashtu, është diskutuar edhe për vështirësitë e studentëve, të cilët kanë përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës.

Ministri Latifi ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe zgjidhjen e çështjeve për të cilat u diskutua në këtë takim.

Ministri Latifi, po ashtu, e njoftoi kryetarin Arifi, se jo vetëm çështjet e studentëve të Luginës së Preshevës, por edhe ajo e pacientëve do të trajtohet me shumë përkushtim, në mënyrë që të tejkalohen të gjitha problemet.