Ministri Kuçi: Në Infrakos po rriten problemet, po zvogëlohen mundësitë financiare

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka vizituar menaxhmentin e ndërmarrjes Infrakos.

Kuçi tha se kjo ndërmarrje është një nga ndërmarrjet vitale, por sipas tij për fat të keq ka probleme financiare.

“Për fat të keq si me krejt ndërmarrjet publike, ndërmarrja Infrakos ka probleme financiare, ka obligime të ndryshme dhe po pritet një marrëveshje obligative që i garanton pjesën operative të funksionimit të Infrakos-it. Biseduam edhe për perspektivën për projektet madhore”, tha Kuçi.

Kuçi shtoi se problemet po zmadhohen dhe mundësitë financiare po zvogëlohen.

“Edhe të hyrat për shkak të pandemisë kanë ra. Të hyra më pak probleme më shumë duhet qeveria mi caktu disa prioritete me mujt me shku më tutje”, tha Kuçi.

Ministri Kuçi u njoftua nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje për gjendjen ekzistuese të Infrakos-it dhe për problemet të cilat janë akumuluar ndër vite, si dhe gjendjen e keqe financiare.