Blerim Kuçi, deputet i AAK-së

Ministri Kuçi kërkon ndihmën e Kuvendit për krizën në Telekom

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku po debatohet për krizën në Telekom, ka informuar deputetët për veprimet që ka ndërmarrë pas takimit me bordin dhe menaxhmentin e Telekomit.

Kuçi ka deklaruar se kryeministri Hoti ka insistuar nga Dardafone që të ç’bllokojnë llogaritë deri më 1 tetor e që të arrihet një marrëveshje.

“Arsyeja e parë është qe i gjithë sistemi qeveritar është bazuar në shërbimet e Telekomit ku përfshihet edhe çështja e sigurisë. Me kolapsin e Telekomit rrezikojmë cenim të sigurisë kombëtare. Arsyeja tjetër është qe gjithë operimi i Telekomit është bllokuar pa nuk kanë llogari bankare aktive, si rrjedhojë asnjë shpenzim nuk mund ta kryejnë përfshirë edhe pagat e punëtorë. Pas kësaj me të gjitha resurset kam filluar punën. Kam takuar edhe bordin të nesërmen… Në atë takim bordi dështoi të tregojë se si duhet vepruar. Sepse është përgjegjësi edhe tyre. Pa zgjidhje ishte edhe menaxhmentin”, tha ai.

“Në këtë pikë, bordi kërkoi ndihmë nga unë për të kryerë tri veprime. E para: të takohem me gjykatën e apelit dhe të sqarojë rëndësinë e lëndës që ka sepse çështja ka shku me ankemim në Apel. E dyta, takimi me menaxhmentin e dardafone për kërku nga ta me i c’blloku llogaritë dhe e treta, sindikali ka kërku mënyrën e sensibilizimit për këtë cështje ka pasur shqetësimin e veta. Ia kam bërë të qartë dardafone që duhet c’bllokuar llogaritë dhe takim për të gjetur zgjidhje. Dardafone me kanë thënë se do të bisedojnë më istanca më të larta të kompanisë dhe ka përfundu takimi. Në gjykatën e apelit kam bërë sqarim se duhet të bëhet një procedim më shpejtë, nuk kam tentuar në vendmarrje. Kryeministri ka institu qe deri më 1 tetor loggartitë të zhbllokohen e qe të kemi një marrëveshje ku ne do të jemi si garantues”, shtoi Kuçi.

Ai ka shpalosur disa mundësi që Kuvendi mund t’i ndihmoj në këtë situatë.

“Ne kemi parë disa mundësi që ju si kuvend mund të na ndihmoni; është mundësia e marrëveshjes së detyrimit, me dhënë si subvencion Telekomit për të kryer borxhin e më pas ata të kthejnë kredinë, të huazojmë mjete nga qeveria qe duhet të caktohet me pas afati për kthim, të jepet kredi në kuadër të masave të pandemisë dhe të shqyrtohet privatizimi i pjesshëm i telekomit”, tha Kuçi.

Kuvendi i Kosovës këtë pasdite ka nisur debatin parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, kërkesë kjo e cila ishte parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e kaluar.

Gjatë ditës, Kompania ‘Dardafon.net LLC’, e njohur me emrin tregtar ‘Z-Mobile’ ka folur për herë të parë për bllokimin e xhirollogarive të Telekomit.

Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.

Pas këtij vendimi të Gjykatës kanë pasur reagime të Federatës Sindikale të Pavarur (FSP) të PTK-së, si dhe disa takime me kryeministrin Avdullah Hoti e ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi për të gjetur një zgjidhje.

Deri më tash nuk është gjetur asnjë zgjidhje, ndërsa Telekomi i Kosovës ka lajmëruar i janë bllokuar xhirollogaritë nga ana e përmbaruesit.