Ministri Kuçi flet para deputetëve për lejet që iu dhanë KelKos-it

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Blerim Kuçi, në raportimin para Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës ka sqaruar kronologjikisht situatën me kompaninë KelKos dhe dhënien e lejeve dhe licencave nga MEA dhe ZRrE.

Kuçi ka thënë po ashtu se të gjitha lejet që i janë dhënë kompanisë KelKos janë bërë publike dhe i gjithë dokumentacioni është në dispozicion nga Ministria.

“Opinioni publik ka qenë i orientuar të Lumëbardhi 2 dhe lejet këtij hidrocentrali ende nuk i janë dhënë kompanisë KelKos. Asnjë presion nga unë si ministër sepse personat e tjerë janë kompetentë. Procesi nënshkruhet nga sekretari dhe ministri nuk nënshkruan në këtë dokumentacion. Unë nuk i ik përgjegjësisë si ministër sepse kompetencat e mia janë të përcaktuara me ligj dhe në këtë proces nuk ka pasur asnjë indikacion që ka pasur shkelje në këtë proces sepse përndryshe do t’i ftoja në raportim”, ka thënë ministri Kuçi.

Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, Fatos Qerimi, sekretar i përgjithshëm; Arsim Janova, kryesues i Bordit dhe Petrit Pepaj, drejtor menaxhues, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe Arben Çitaku, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë janë duke raportuar në këtë komision.

Të enjten, me datën 12 nëntor, Zyra e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës, ZRRE, i dha kompanisë austriake KelKos një licencë 40-vjeçare për të prodhuar energji elektrike nga dy hidrocentrale të saj, “Belaja” dhe “Deçani”, të cilat kanë qenë objekt i protestave prej vitesh nga aktivistët e mjedisit.

Pafuqia e shtetit ndaj degradimit mjedisor