
Ministri Kuçi e quan të turpshme mungesën e deputetëve për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen ekonomike
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi e ka quajtur të turpshme mungesën e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Postimi i plotë në Facebook:
Mungesa e kourumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk e kaloi as leximin e parë, edhe pse kam pasur shumë shpresë që kjo procedurë do të kryhet sot.
Dy herët e votimin nuk kaluan numrin e 45 deputetëve, duke e pamundësuar ecjen përpara të këtij ligji.
Qëllimi i këtij ligji del mbi secilin interes. Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, rrjedhimisht të ndihmojmë edhe qytetarët.
Po i bashkëngjitem qëndrimit të ministres Hykmete Bajrami, që ky ligj të del para deputetëve përsëri këto ditë.
Çdo vonesë reflekton jo mirë në ekonominë e vendit!/RTK