Ministri kroat i Mbrojtjes bën homazhe në Prekaz

Ministri kroat i Mbrojtjes Mario Banozic bashkë me ministrin Armend Mehaj, sot kanë bërë homazhe te Memoriali i Jasharajve në Prekaz.

Ministri Mario Banozic dhe Mehaj nënshkruan gjatë ditës edhe memorandum bashkëpunimi, për të cilën ministrat kanë thënë se do të thellojë bashkëpunimin e dy vendeve të fusha te ndryshme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen.

Banozic ka thënë se Kroacia e mbështetë procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione euroatlantike/RTK/.