Ministri Krasniqi takon ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka zhvilluar takim më ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Sipas një komunikate të kësaj Ministrie, disa prej temave kyçe që u diskutuan në këtë takim ishin: Reforma legjislative, granti i performancës komunale, bashkëpunimi ndërkufitar dhe tema të tjera të cilat lidhen me qeverisjen lokale dhe fondet IPA.

Ministri Krasniqi dhe ambasadori Szunyog gjithashtu diskutuan për përkrahjen e vazhdueshme të BE-së dhe iniciativat e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në veçanti në kontekst të programit të ri të grantit të performancës komunale, si dhe implementimin e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar.

Në komunikatë tutje potencohet se të dyja palët u dakorduan të koordinohen edhe më shumë rreth reformës legjislative aktuale dhe të ardhme e cila prek pushtetin lokal.