Ministri Krasniqi pritet në takim nga homologu italian, Renato Brunetta

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka zhvilluar një takim me ministrin për Administratë Publike të Republikës së Italisë, Renato Brunetta, i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim dhe këshilltari i lartë politik, njëherësh koordinatori nacional për OGP, Fidan Kalaja.

MAPL bën të ditur se në qendër të takimit ishin katër fusha të bashkëpunimit të mundshëm: Vullneti i plotë për ta shoqëruar Kosovën në rrugën e saj për t’iu bashkuar Open Government Partnership (OGP), sinergjia në aktivitetet trajnuese, edhe nëpërmjet Qendrës së OECD-së në Caserta, që ofron Shkolla e Administratës Kombëtare; gatishmëria për të transferuar përvojën e asistencës teknike “Capacity Italy” tek autoritetet vendore dhe  krijimi i një grupi punues për të lehtësuar suksesin e këtyre nismave me interes të përbashkët.

 Tutje potencohet se të dy palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.