Ministri Krasniqi inspekton lokalet në Prishtinë a po i respektojnë masat kundër coronavirusit

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe ministri Vesel Krasniqi kanë inspektuar disa lokale për të parë sa po respektohen masat për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Ministri shprehet i kënaqur me respektimin e masave duke kërkuar vazhdimin e tyre edhe në të ardhmen.

“Sot bashkë me inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë pamë nga afër disa lokale në kryeqytet se sa po respektohet urdhëresa administrative e lëshuar nga MTI pëpr respektimin e masave ndaj COVID-19. Nga ajo që pash jam shumë i kënaqur që lokalet që vizituam po e respektojnë këtë urdhëresë dhe po shpresin gatishëmri për bashkëpunim,” është shprehur ministri.

Krasniqi tha se inspektime të tilla do vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Nëse vazhdohet në këtë formë nuk besoj se do ketë probleme, apo nuk do vjen deri te mbyllja e ndonjë lokali. Inspektime të tilla me ekipin e inspektorëve do vazhdojnë”, shtoi ministri i Tregtisë.