Elbert Krasniqi Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Ministri Krasniqi flet për emërimin e bashkëshortit të ministres së Drejtësisë si këshilltar të tij

Ministri Elbert Krasniqi ka njoftuar se ekipit të tij i është bashkëngjitur bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi.

Sipas ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Alban Krasniqi i është bashkuar ekipit të tij si këshilltar i jashtëm politik.

Ministri ka thënë se angazhimi i Alban Krasniqit do të jetë pa pagesë, pra nuk do të ndikojë në buxhetin e shtetit.

“Alban Krasniqi i bashkohet ekipit tim, si këshilltar i jashtëm politik, përvoja e tij në qeverisjen lokale është tejet e dobishme dhe për këtë arsyje ndihem i nderuam që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë duke dhënë këtë kontribut pro bono (pa pagesë), pra pa ndikuar në buxhetin e shtetit”, ka shkruar ministri Elbert Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Alban Krasniqi për shumë vite ka qenë asamblist në Komunën e Malishevës.