Ministri Krasniqi: Erden Atiq është duke qeverisë çdo ditë nga zyra e tij në Mitrovicë të Veriut

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se kryetari i ri i Mitrovicës Veriut, Erden Atiq është duke qeversitur çdo ditë nga zyra e tij në këtë komunë.

Krasniqi përmendi edhe kërkesën e Atiq në Zyrën e Rregulltaorit për Energji, që të faturohet rryma.

“Erdeni është zyrë të komunës, duke qeverisë në zyre të Mitrovicës së Veriut dhe çdo ditë duke qeverisë. Erdeni, mes tjerash e ka bërë edhe një kërkesë shumë legjitime, kërkoi prej ZRRE-së që të faturohet rryma”- tha ministri.

“Një kërkesë të tillë e kena pasë edhe për dy kryetarët por asnjëri nuk po ju lejohet, ata njëjtë sikur po raportojmë për takimet tona në PDK, kur po  vijnë te ne po thonë që po jua pamundësoni me bo kërkesën në ZRrE”- shtoi ai.

Kundër replika e ministrit erdhi pasi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Atiq nuk po e ushtron detyrën si kryetar në objektin e komunës.

“Pse nuk po e çon Erden Atiqin në ndërtesë komunale por në dytësore ashtu siç janë Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci. Hajde ti Elbert kape Erdenin e dërgoje në Komunë”- tha ai.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të veçantë për situatën në veri të vendit dhe raportet e Kosovës me SHBA-në.

Nga e hëna serbët në veri janë duke protestuar për të kundërshtuar idenë që kryetarët e rinjë të ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale.

SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Madje SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23 si pasojë për ‘mosdëgjimin’ që e ka bërë Qeveria e Kosovës.

SHBA po kërkojnë nga qeveria që kryetarët e ti të mos ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale dhe policia e Kosovës të largohet nga ato ndërtesa.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kryetarët duhet të ushtrojnë detyrat nga zyrat e tyre, sepse sipas tij ‘Kosovës nuk i duhet sistem paralel’.

Dje, Presidentja Osmani ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz si dhe ka mbajtur një takim ‘joformal’ me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Nga këto takime është propozuar ideja që në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut të përsëriten zgjedhjet edhe njëherë.