Behgjet Pacolli - 05.04.2019 - FOTO KALLXO

Ministri kosovar e mbështet Qeverinë e Malit të Zi për ligjin për komunitetet fetare

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas zhvillimeve në Parlamentin e Malit të Zi.

Pacolli tha në Twitter se Mali Zi ka standarde të larta për pakicat etnike. Kryediplomati kosovar deklaroi se mbështet Qeverinë në Podgoricë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.

 

“Mali i Zi është një vend sovran dhe demokratik që ka standarde të larta për pakicat etnike dhe fetare në vend. Ne mbështesim njerëzit dhe qeverinë e Malit të Zi në rrugën e tyre drejt evropianizimit dhe integrimit më të fortë në komunitetin Euro-Atlantik”, shkroi ai.

Parlamenti në Mal të Zi mbrëmë miratoi një projekt ligj për komunitetet fetare, i cili është kundërshtuar nga opozita pro-serbe, duke ngritur shqetësimin se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë që ka, raporton REL.

Përgjatë seancës, brenda dhomës së parlamentit janë zhvilluar protesta të dhunshme.

Mali i Zi miraton projektligjin për komunitetet fetare

www.kallxo.com