Ministri Konjufca mbështet qëndrimin amerikan për Hong Kongun

Minstri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është shprehur i shqetësuar rreth situatës së Hong Kong-ut në Kinë.

“I shqetësuar thellësisht për futjen e akteve të legjislacionit të sigurisë kombëtare pa përfshirjen e përfaqësuesve dhe njerëzve të Hong Kongut. Ne qëndrojmë me njerëzit e Hong Kongut”, ka thënë Konjfuca përmes një postimi në Twitter.

Ky reagim i Minstrit të Jashtëm të Kosovës vie pasi  Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeu dje ka njoftuar kongresin se adminstrata amerikane nuk e konsideron më Hong Kong-un si territor me autonomi siç kishte premtuar Pekini.

Përmes një deklarate Pompeu tha se tashmë Kina po e modelon Hong Kong-un sipas vetvetës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dikur shpresonin se Hong Kong-u i  lirë dhe i prosperuar do të sigurojë një model për Kinën autoritare, tani është e qartë se Kina po e modelon atë sipas vetvetës”, tha sekretari Pompeu.

Që nga viti 1997 kur Hong Kong-u iu dhurua Kinës  nga Britania e Madhe, ShBA-të ia patën garantuar statusin e veçantë tregtar dhe financiar këtij qyteti.

Me reagimin e Mike Pompe-ut dërguar ligjevënësve amerikanë është krijuar kushti që ShBA-të të tërheqin këtë status.