Ministri italian Luigi Di Maio sot në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio sot viziton Kosovën.

Di Maio do të zhvillojë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në orën 16:55, ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe do t’iu drejtohet në një seancë solemne deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në orën 17:30.

Ndërkaq, në sallën e konferencave, në prani të ministrave të Jashtëm, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Ndërsa pas takimit ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.