Arkiv - Ivan Todosijeviq - Ish ministër

Ministri i shkarkuar për mohim të Masakrës së Reçakut, kandidat për deputet

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq do jetë pjesë e garës për deputet nga radhët e Listës Serbe.

Todosijeviq, më 24 mars 2019, në një tubim të qytetarëve serb në Zveçan kundër intervenimit të NATO-s, publikisht kishte thënë që “Masakra e Reçakut ishte trillim” dhe që “terroristët shqiptarë e trilluan të gjithë këtë”.

Kurse, më 5 dhjetor 2019, Todosijeviq u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe nxitje të urrejtjes mes grupeve etnike.

Më poshtë gjeni listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe.