Pika e përbashkët e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë në Morinë të Kukësit. Foto: Bashkim Shala

Ministri i Shëndetësisë viziton pikën kufitare në Vërmicë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot do të realizohet një vizitë në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë, për të parë implementimin e masave të reja të Qeverisë së Kosovës për COVID-19.

Për vizitë në Vërmicë do të shkojnë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, U.D kryeinspektorja shëndetësore, Nora Krasniqi dhe kryeinspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Ibrahim Tërshnajku.

Vizita do të realizohet në orën 09:00.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që nga nesër do të lejohet qarkullimi i plotë brenda në Kosovë dhe po ashtu edhe me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga e hëna qytetarët që hynë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor.