Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi/ Foto: KALLXO.com

Ministri i Shëndetësisë udhëton në Austri

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka udhëtuar për në Austri për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji.

Latifi do të bëj një prezantim për sistemin shëndetësor të Kosovës si dhe angazhimet e tij si ministër i Shëndetësisë për transformimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor si dhe tema të tjera.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Rifat Latifi ka udhëtuar për në Austri. Ai do të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji, ku do të marrin pjesë shumë personalitete nga fusha e kirurgjisë dhe ku do të trajtohen të rejat e fundit në këtë lëmi shkencore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.