Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, 27 janar 2022

Ministri i Shëndetësisë thotë se ka filluar negociata me disa donatorë për Spitalin e Pediatrisë në Mitrovicë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për Spitalin e Pediatrisë në Mitrovicë.

Ministri ka bërë të ditur se ka filluar negociata me disa donatorë të cilët kanë shprehur dëshirën që sa më shpejt të funksionalizohet spitali.

“Buxheti i këtij ka qenë 530 mijë euro dhe sipas  marrëveshjes një pjesë e buxhetit është dashur të mbulohet nga një organizata jo qeveritare, e njëjta organizatë nuk ka mundur të të hapë spitalin dhe ka kërkuar 10% shtesë nga kjo shumë”, ka thënë Latifi.

KALLXO.com ka raportuar se në vitin 2014, shoqata ‘Nëna Terezë’ me seli në Gjermani kishte marrë iniciativë të ndërtojë një repart për fëmijë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Shoqata kishte planifikuar të shpenzojë 531 mijë e 359 euro për këtë repart, me kapacitet prej 26 shtretërish, që do të përfundonte dy vite pas fillimit të ndërtimit, pra në vitin 2016.

Hulumtim: Objektet shëndetësore ‘fantazmë’ që po lënë qindra qytetarë pa shërbime mjekësore