Ministri i Shëndetësisë thotë se do të ketë rritje të testimeve për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se do të vazhdojnë të forcojnë përgjigjet ndaj pandemisë së coronavirusit, mes tjerash edhe përmes rritjes së numrit të testimeve.

“Në rrafshin e monitorimit të situatës epidemiologjike dhe mbajtjes nën kontroll të saj, Minsitria e Shëndetësisë dhe IKShPK do të vazhdojnë të forcojnë përgjigjet ndaj pandemisë, përmes gjurmimit aktiv të rasteve, rritjes  së testimeve, izoimit të rasteve pozitive dhe kontaktit dhe trajtimit të të prekurve qoftë në mënyrë spitalore apo tretmanit shtëpiak”, tha ai.

“Po punojmë që masat tjera si bartja e maskave, distancë fizike, higjiena individuale e kolektive të bëhen pjesë e një zbativi aktiv dhe normë që duhet respektuar nga të gjithë”, shtoi ministri.

Ai theksoi se është arritur që të gjurmohen deri në kontatet e treta përkundër ngarkesave të epidemilogëve në terren.

Zemaj mes tjerash tha se si masë parandaluese qeveria ka paralajmëruar që do të punojë edhe për përdorimin e testeve serologjike në masë të madhe, “në mënyrë që popullsia e përgjithshme nga zona të dnryshme të vlerësohet për gjendjen e infeksionit aktiv, njëherish për të konstautar gjendjen e imunitetit të popullatës përmes pranisë së anitrupave specifik”.

“Në kuadër të grantit, përmes Bankës Botërore është planifikuar blerja e testeve serologjike sipas kërkesës së IKSHPK-së, krahas materialeve dhe pajisjeve tjera nga ky grant që kap vlerën rreth 2 milion dollar amerikan”, tha ai.

Testet serelogjike bëhen përmes analizave të gjakut, për të kuptuar nëse personat kanë pasur apo jo coronavirusin.