Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, Foto:ZKM

Ministri i Shëndetësisë prezanton disa nga masat e reja që hyjnë në fuqi nesër

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka prezentuar disa nga masat e reja anti-COVID-19 që do të hyjnë në fuqi që nga nesër.

Të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të prezantojnë certifikatën e vaksinimit të plotë ose nësë janë vetëm me njërën dozë, ata duhet të kenë edhe testin PCR ndërsa nga 3 janari do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë.

“Për të evituar ngarkesën spitalore, mbylljen e shkollave dhe ekonomisë udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat si  nxënësit dhe studentët do t’u kërkohet vaksinimi i plotë dhe i pjesshëm”, tha Latifi.

“Në aeroporte dhe në kufi do të vendosen ekipe për vaksinim që të krijohet mundësia me e lehtë. Sipas raporteve të fundit të IKShPK-së situata me COVID-19 është ende në rrezik. Sipas hulumtimeve të para varianti Omicron është dy herë me shpërndarës sesa Delta. Ne duhet të jemi të gatshm të përshtahim strategjinë tonë kundër COVID-19”, tha ministri në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Qeveria miraton masat e reja anti-COVID-19 dhe katër projektligje