Ministri i Shëndetësisë nuk jep detaje për vdekjet e dyshimta në Infektivë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk ka pranuar të flasë se çfarë ka ndodhur në mëngjesin e së dielës brenda Klinikës Infektive, ku gjashtë persona të infektuar me COVID-19 vdiqën në të njëjtën kohë.

Zemaj ka njoftuar se rasti është nën hetime dhe ende nuk ka rezultat prej këtyre hetimeve.

“Ende nuk kemi marrë nga prokuroria rezultat të hetimeve të asaj se çfarë ka ndodhur të dielën në Klinikën Infektive”, tha Zemaj duke shtuar se një gjë të tillë e kërkon sa më shpejte.

Sipas raportimeve të para, vdekjet dyshohet se kanë ndodhur pas problemeve me aparaturën e oksigjenit brenda Klinikës

.