Ministri Rifat Latifi - foto: ZKM

Ministri i Shëndetësisë: Nesër takohem me komitetin për vaksinim për rekomandimet rreth dozës së tretë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se nesër do të takohet me komitetin për vaksinim kundër COVID-19 dhe do të diskutojnë në lidhje me dozën e tretë të kësaj vaksine.

I pyetur nga gazetarët, Latifi tha se ai personalisht e ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundërë COVID-19.

“Unë personalisht e kam marrë dozën e tretë në ShBA qysh e kam premtu. Unë do të takohem nesër me komitetin për vaksinim dhe do të marrë rekomandimet e tyre dhe më pas dhe do të ju njoftojmë”, tha ai sot në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti.