Ministri i Shëndetësisë: Kosova e dyta në rajon sa i përket testimeve kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se Kosova renditet e dyta në rajon për numrin e testimeve të qytetarëve kundër COVID-19.

Larifi i cili është duke raportuar para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka thënë se numri i atyre që po kërkojnë kujdes në spitale pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është i ulët.

“Kosova radhitet e dyta në rajon, pas Sllovenisë sa i përket testeve .Siç jeni të informuar të gjithë në javët e fundit kemi pas një ngritje të numrit të të infektuarve. Numri i atyre që kërkojnë kujdes në spitale është ende i ulët. Në veçanti dua të theksojë punën e stafit në menaxhimin e pandemisë në dy vitet e fundit. Mesatarja javore e infektimeve në Kosovë ka qenë 1 mijë e 500 raste për 1 milion banorë. Një dallim është edhe numrin e testeve në të cilat Kosova radhitët e dyta në rajon, pas Sllovenisë”, tha ai.