Ministri i Shëndetësisë bën thirrje për respektim të masave ndaj COVID-19, vet nuk i respekton ato

Tash e katër muaj vizitat janë reduktuar dukshëm, si ato familjare, ashtu edhe vizitat e pacientëve çoftë me sëmundje të COVID-19 apo edhe sëmundje të tjera.

Mirëpo, një gjë të tillë po e shpërfillë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai sot vizitoi pacientët e Kirurgjisë Torakale, duke mos respektuar vendimin e Qeverisë në të cilën bën pjesë edhe ai.

Përveç Ministrit Zemaj i pranishëm ishte edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Të njëjtit nuk ishin të paisur me rroba mbrojtëse kundër COVID-19.

Thirrjet për respektim të rregullave me të cilat luftohet pandemia e coronavirusit ku deri më sot ka marrë jetën e 158 personave në vend si duket vetë ministrit për Shëndetësi nuk po i lënë përshtypje.

Nën asistimin e aparateve me të cilat po trajtohen pacientët këtë kirurgji shumica janë në gjendje të rëndë të cilët ‘u detyruan’ të merren edhe me vizitat e Zemajt.

Me apo pa dëshirë pjesë e kësaj ‘tollovije’ u bën edhe gazetarë e zyrtarë të tjerë.

Në një hapësirë të ngushtë e duke mos respektuar distancën shihen të jenë dhjetra gazetarë e zyrtarë.

Njëra nga rregullat kryesore për mbrojtje ndaj COVID-19 është mbajtja e distancës gjë e cila mungoi në këtë  ‘tubim’ .



Mos respektimin e masave ndaj coronavirusit nga persona të politikës jemi mësuar duke parë edhe ditëve të tjerë.

Në një tubim me qytetarë nga ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vetëm një qytetarë ka qenë i paisur me maskë.

Tubimi i Ramush Haradinajt me vetëm një qytetar me maskë