Ministri i ri i Shëndetësisë thërret konferencë për media
06.6.2020 - 16:43
Ministri i ri i Shëndetësisë Armend Zemaj, do të mbajë sot konferencë për media në të cilën do të flas lidhur me pandeminë Covid-19 dhe vendimet e reja rreth menaxhimit të situatës me coronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet në ora 18:30.
Deri më tani në Kosovë, me coronavirus janë konfirmuar 1,158 raste, janë shëruar 876 pacientë dhe kanë vdekur 30 persona.