Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë

Ministri i Punëve të Jashtësme të Izraelit, Yair Lapid, ka uruar Kosovën në ditën e Pavarësisë.

Lapid përmes një postimi në “Twitter” tha se i pëlqen që ta shohin flamurin e Kosovës duke valëvitur ambasadë.

“Gëzuar Ditën Kombëtare popullit të Kosovës! Vitin e kaluar, ne vendosëm marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona dhe ne në Izrael na pëlqen ta shohim flamurin tuaj duke u valëvitur lart mbi ambasadën tuaj në Jerusalem!”, ka shkruar ai.

Izraeli njohu Kosovën shtet më 4 shtator të vitit 2020 ndërsa Kosova hapi ambasadën në këtë shtet në mars të vitit të kaluar.

Kosova hapi zyrtarisht ambasadën në Jerusalem

www.kallxo.com