Ministri i Puneve te Brendshme, Ekrem Mustafa mbikeqyr zbatimin e marreveshjes Kosove Shiperi Foto: RTV21

Ministri 'i painformuar' për tërheqjen e aplikacionit për INTERPOL

Gjatë ditës së sotme, mediat serbe raportuan se Kosova ka tërhequr aplikacionin e vet për anëtarësim në Interpol, pak ditë para se të dalë në votim në Asamblenë e Përgjithshme të organizatës që po mbahet në Santiago të Kilit.

Në lidhje me këtë çështje KALLXO.com, ka kontaktuar edhe me Ministrin në detyrë në Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Ai tha se nuk është në dijeni të këtij informacioni.

“Nuk e di, ndoshta ka mujtë me ndodhë kjo pasdite sot. Unë nuk kam marrë asnjë njoftim në lidhje me ndonjë tërheqje”, tha Mustafa për KALLXO.com.

Mediat serbe citojnë ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, të ketë thënë se ambasadori i Serbisë në Francë ka marrë një njoftim për tërheqjen e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Agjencia serbe e lajmeve Beta ka dhënë detaje nga shkresa që kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shkruar Asamblesë së Përgjithshme të Interpol-it.

Mediat serbe: Kosova tërheq aplikacionin për Interpol