Ministri i MTI-së raporton para Komisionit për MSA-në

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane do të raportojë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit.

Komisioni për Integrime Evropiane po në ketë mbledhje do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për miniera dhe minerale, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Po sot ky komision do të shqyrtojë edhe Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së si dhe do të shqyrtojë edhe Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.