Ministri Mehaj dhe të rinjtë në rajonin e Gjilanit, Foto: Ministria e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes zhvillon takime në Gjilan e Kamenicë para nisjes së procesit të rekrutimit të ushtarëve të rinj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pasi anuloi disa takime me qytetarë e të rinj në disa zona të prekura nga vërshimet, ai vazhdoi agjendën në Gjilan e Kamenicë.

Nga aty ai ka njoftuar të rinjtë për Forcat e Sigurisë së Kosovës ndërsa më 23 janar këtij institucioni do t’i bashkohen edhe 1 mijë të rinjtë.

“Pas lirisë, ëndrrën e luftëtarëve atdhetarë si Agim Ramadani, po e jetësojmë çdo ditë e më fuqishëm përmes ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Republikës sonë. Ushtrisë tonë pas datës 23 janar do i bashkohen edhe 1000 të rinj e të reja të këtij vendi, e në mesin e tyre mund të jenë edhe të rinjtë nga Gjilani e Kamenica, dy qytete që kanë kontribuar në mbrojtjen e atdheut tonë të shenjtë në secilën periudhë historike”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Mehaj dhe të rinjtë në rajonin e Gjilanit, Foto: Ministria e Mbrojtjes

Tutje në njoftim thuhet edhe se obligimi që kemi për t’i shërbyer atdheut dhe investimi të cilin janë duke e bërë në këtë drejtim ishin temë diskutimi me qytetarët e këtyre dy komunave në takimin e mbajtur të enjten.

“Ta lëmë këtë vend më të mirë nga se e kemi gjetur është obligim i çdo brezi, dhe për këtë duhet angazhuar të gjithë”- përfundon njoftimi i Ministrisë.