Ministri i Mbrojtjes: U përmbyll me sukses ‘Defender Europe 21’

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se stërvitja ‘Defender Europe 2021’ që zhvillohet me pjesëmarrjen e 27 shteteve të ndryshme, e që pjesë e saj ishte edhe Kosova përmes FSK-së, është përmbyllur me sukses.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Mehaj ka thënë se pas 12 ditëve të zhvillimit të operacioneve të ndryshme stërvitore, njësitë e angazhuara të FSK-së, sot demonstruan pjesën kryesore të stërvitjes.

“Për të përcjellur nga afër këtë stërvitje, në Ditën e Vizitorëve të Shquar, ishin edhe presidentja Osmani, kryeministri Kurti, zv.kryeministrja Gërvalla, ministri Sveçla, zëvendësministri Syla, deputetë, ambasadorë dhe atashe të mbrojtjes së vendeve mike, si dhe ushtarakë të lartë të FSK-së dhe forcave partnere”, ka shkruar ministri Mehaj në ‘Facebook’.