Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri i Mbrojtjes jep detaje për aplikimin për rekrutë të rinj në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, tha se deri më tani mbi 1 mijë e 100 qytetarë kanë aplikuar në konkursin për 840 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mehaj theksoi se hapja e këtij konkursi është bërë me qëllim të rritjes së numrit të pjesëtarëve të FSK-së konform marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Për shkak se ka pas mungesë për ta plotësuar numrin që është koordinuar numri me partneret tanë ndërkombëtar, për ketë është hap konkursi për 840 rekrutë. Është ëndërr e çdo qytetari qe të ketë ushtri te mirëfilltë. Mbi 1,100 aplikime i kemi deri më tani për konkursin. E kam synim qe të rrisë përfaqësimin e grave në FSK”, tha ai.

“Plani është i hartuar për ushtri profesionale. Jemi duke u konsultuar se në cilën fazë apo kohe është e mundur dhe e duhur që te ketë ushtri të obliguar. Jemi duke shiku edhe shtetet e tjera se si e kanë koordinuar këtë çështje. Duhet te kemi te qarte se unë çdo vendim që e marrë e marrë në koordinim me SHBA-në”, shtoi ministri.