Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq - Foto: REL/EPA-EFE

Ministri i jashtëm serb, Daçiq: Ose të mbizotërojë arsyeja ose do të ketë trazira

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është deklaruar në lidhje me takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel.

Sipas tij ka dy rezultate të mundshme nga takimet e sotme në Bruksel, njëra është se duhet të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe tjetra se do të ketë incidente, i cili një kohësisht shpreson se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion mbi Prishtinën.

“Është e qartë se kush mund të iniciojë incidente të tilla dhe adresa për presion është plotësisht e qartë. Nëse dikush dëshiron që ato presione të drejtohen ndaj Prishtinës apo jo, bashkësia ndërkombëtare duhet të sqarohet me vetveten”- ka deklaruar Daçiq për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Tutje, Daçiq shpreson se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion mbi Prishtinën që të mos zbatojë masa represive kundër popullit serb, sepse kjo, siç paralajmëron ai, mund të çojë në një përçarje serioze jo vetëm të rendit dhe paqes publike, por edhe të paqes dhe stabilitetit rajonal. 

Gjithnjë sipas Daçiq, plani i Kurtit është që pala shqiptare ta pushtojë veriun e Kosovës, gjegjësisht ta shtrijë në veri të gjithë sovranitetin, që sipas tyre është i mjaftueshëm për shpalljen e shtetit, duke pasur parasysh se ky ka nuk ka qenë rasti deri tani.

Ai theksoi se pikërisht për këtë qëndrim të Prishtinës, populli serb nuk e pranon lehtë atë që po ndodh rreth targave dhe vlerësoi se është një përpjekje tjetër e palës shqiptare që t’i detyrojë serbët të njohin të ashtuquajturën Kosovë në një mënyrë më perfide./Blic.rs

Përgatiti: Nuhi Shala