Ministri i jashtëm kroat viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic-Radman, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas agjendës së paralajmëruar, ai do të pritet nga kryeministri Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla me të cilën do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media e më pas do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani.