Ministri i Jashtëm izraelit falënderon kryeministrin Kurti: Ne e dimë se kush janë miqtë tanë
Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Izrael Katz ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mbështetjen e tij duke thënë se “e dimë kush janë miqtë tanë”.
Kryeministri Kurti ka shprehur shqetësimin dhe mbështetjen e tij ndaj Izraelit përmes një postimi në rrjetin social X, të martën më 02.10.2024.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe i bashkohemi qeverive të tjera në dënimin e kësaj agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante” – kishte shkruar Kurti.
Thank you, Prime Minister @albinkurti.
The support and solidarity from leaders and nations around the world will never be forgotten. We know who our friends are.
The Ayatollah regime has crossed the red line – and the State of Israel will not remain silent in the face of Iran’s… https://t.co/yd3JrbKfE5
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) October 2, 2024
Kreu i ekzekutivit ka thënë se mbështesin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm.
Në këtë postim, ministri i Jashtëm izraelit është përgjigjur duke thënë se e gjitha bota e lirë duhet të qëndrojë me Izraelin për të ndaluar boshtin e së keqes iraniane.
“Faleminderit, Kryeministër Albin Kurti. Mbështetja dhe solidariteti nga liderët dhe kombet në mbarë botën nuk do të harrohet kurrë. E dimë kush janë miqtë tanë” – ka shkruar ai.
Irani ka sulmuar mbrëmë Izraelin me rreth 200 raketa, shumica e të cilave, sipas zyrtarëve izraelitë janë kapur.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka tha mbrëmë se “Irani ka bërë një gabim të madh sonte dhe do të paguajë për të”.
Ndërsa, Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka thënë se ky sulm ishte në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve të Iranit, duke paralajmëruar se operacioni i datës 01.10.2024 ishte “vetëm një pjesë e fuqisë sonë”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se SHBA-të janë “plotësisht, plotësisht, plotësisht mbështetëse” ndaj Izraelit.
Kjo valë sulmesh vjen pasi Izraeli nisi një operacion tokësor përtej kufirit të tij verior në Liban, duke synuar grupin militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah.
Izraeli vrau udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një sulm ajror të premten e kaluar dhe shkatërroi udhëheqësinë e forcës më të fuqishme paramilitare në Lindjen e Mesme — duke rritur frikën për një luftë të re rajonale.