Foto: Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Facebook

Ministri i Jashtëm i Turqisë arrin në Kosovë, takohet më ministren Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka mirëpritur sot në Prishtinë, homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Ministrat kanë darkuar bashkë, ku kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në ketë darkë zyrtare të ftuar kanë qenë edhe një pjesë e ministrave të kabinetit qeveritar dhe dy ambasadorët e shteteve përkatëse.

“Të ftuar ishin edhe ministri i Infrastukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shteteve përkatëse”, thuhet tutje në njoftim.