Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, pritet në takim edhe nga kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Pas takimit, nuk do të ketë konferencë për media.

Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai paraprakisht sot është takuar edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Vizita e Osmanit i pason asaj të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas, i cili qëndroi në Kosovë gjatë së enjtes.