Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri i jashtëm grek nesër viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme greke, Nikos Dendias, nesër do të udhëtojë për në Prishtinë ku do të pritet dhe do të zhvillojë një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai, sipas faqes zyrtare të ministrisë greke, më pas do të takohet edhe me Kryeministrin Albin Kurti, të cilët do të hanë së bashku edhe një drekë të shtruar nga Kurti për nder të Dendias.

Pas këtyre takimeve, ministri grek do të takoj edhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz.

Këto diskutime është thënë se pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.