Ministri i Jashtëm grek nesër për vizitë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, pritet që nesër të vijë në Kosovë. Dendias do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani. “Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias”, thuhet në njoftimin e Presidencës.