Ministri i Financave prezanton pako të re ekonomike prej 420 milionë eurove

Ministri i Financave, Punë dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria ka përgatitur një pako të re ekonomike, e cila do të fokusohet në zhvillim ekonomik. Shuma e kësaj pakoje të re ekonomike Murati tha se do të jetë 420 milionë euro.

Ai ka shpjeguar se këto para do të ndahen në disa kategori.

“Tash është momenti qe të intervenojmë si shtet me një pako të ringjalljes ekonomike shumica e së cilës është 420 milionë euro. Masat janë te ndara në 5 kategori në mbështetjen të punësimit, e para është për rikthimin në punë të atyre qe e kanë humbur punën gjatë pandemisë”, deklaroi Hekuran Murati gjatë një konference për media të mërkurën pasdite.

“Masa tjetër me mbështetjen e punësimit të grave. Masa tjetër ka të bëjë me punësimin e garantuar për të rinjtë. Masë tjetër është trajnimi dhe punësimi në teknologjinë informative. Masa tjetër është mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta. Skema e garantëve për zanatet është masë tjetër”, tha ai.

Qeveria Kurti II sot mbushi 100 ditë prej kur në krye të ekzekutivit kosovar erdhi Albin Kurti.