
FOTO: Hekuran Murati DEFICITI BUXHETOR
Ministri i Financave: Deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik
28.3.2023 - 18:28
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se deficiti buxhetor në vitin 2022 është zvogëluar në rekord historik.
Murati ka publikuar një tabele përmes të cilës ka krahasuar deficitin buxhetor ndër vite në Kosovë.
Sipas kësaj tabele në vitin 2022 deficiti buxhetor ka qenë 46 milionë euro.
Në vitin 2019 në Kosovë deficiti buxhetor kishte kaluar shifrën 400 milionë euro.