
Vizita e ministrit të Bujqësisë në Mitrovicën e Veriut. Foto: Faton Peci/Facebook
Ministri i Bujqësisë pas takimit në Leposaviq, viziton edhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut
Më shumë se një javë pasi dha betimin për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq sot në zyrën e tij priti ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Ky i fundit, gjatë ditës vizitoi edhe kolegun e Atiqit, kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.
Peci tha se gjatë vizitës që pati në mëngjes tek Atiq i ofroi mbështetje të plotë për sfidat që e presin.
Në këtë takim ai ishte bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashanin.
Ndër të tjera, ministri i Bujqësisë tha se e gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, Atiq ka konsoliduar ekipin në përbërje shumetnike.
Sipas Pecit këto emërime janë refleksion i vullnetit politik dhe gjenerozitet të shoqërisë kosovare për të krijuar mundësi për të gjitha komunitetet.
Ministri i Bujqësisë i shkon në zyrë kryetarit të Leposaviqit