Ministri i Bujqësisë i shkon në zyrë kryetarit të Leposaviqit

“Është një sherif i ri në qytet”, kështu e ka përfunduar postimin Ministri i Bujqësisë, Faton Peci të cilëit i ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga takimi me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Ministri Peci së bashku me zëvendësministrin e brendshëm Blerim Gashanin kanë vizituar Hetemin në zyrën e tij në Komunën e Leposaviqit. 

“Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”- ka shkruar Peci.

Ai tutje tha se si Ministër i Bujqësisë, i tregoi kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare.

Vizita e Pecit nuk është e vetmja që i ndodhi Hetemit gjatë këtyre dy ditëve të fundit. 

Gjatë ditës së djeshme në zyret e kryetarit të Leposaviqit ishte edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Dy ditë pas tensioneve në veri, policia po vazhdon angazhimet e situata raportohet e qetë