Ministri i Bujqësisë: Bashkëpunimi mes nivelit qëndror dhe lokal është krucial për zhvillimin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se bashkëpunimi mes nivelit qëndror dhe lokal është krucial për zhvillimin e bujqësisë.

Këtë, ministri Peci e ka thënë pas një takimi që e ka zhvilluar sot me kryetarin e Klinës, Zenun Elezajn dhe kryetarin e Istogut, Ilir Feratin.  

“Bashkë-biseduam rreth rëndësisë së bashkëpunimit mes nivelit qëndror dhe atij lokal duke patur parasysh këtu mbarëvajtjen e procesit të aplikimit dhe inspektimit gjatë implementimit të programeve tona mbështetëse, ndarjen e të dhënave rreth mundësive të investimit si dhe pasqyrimin e qartë të pronave dhe tokave bujqësore”, ka shkruar Peci në Facebook.

Duke përforcuar bashkëpunimin të nivelit qendror dhe atij lokal, Peci ka thënë se forcohet edhe marrëdhënia me bujqit duke krijuar kushte të favorshme dhe avancim të politikave përkrahëse.

“Me të dy kryetarët u pajtuam se përveç sektorit të bujqësisë, i duhet kushtuar rëndësi e veçantë edhe sektorit të pylltarisë, duke parë mënyrat dhe praktikat më të mira rreth pyllëzimeve, mbrojtjes së pyjeve dhe parandalimin e prerjeve ilegale”, ka përfunduar Peci.

Takimi Peci-Elezaj. Foto: Facebook/ Faton Peci.
Takimi Peci-Ferati. Foto: Facebook/Faton Peci.