Foto: HRT/IMS

Ministri i Brendshëm kroat: Jam në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës

Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e mbi 40 të tjerë  të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Aksidenti që ka ndodhur afër Sllavonski Brodit po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës.

Minstri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq ka bërë të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla si dhe me ministrin e Mbrojtes, Armend Mehaj.

Bozhinoviq tha se vazhdimisht do të shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin.

“Unë fola me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Armend Mehaj dhe Ministrin e Brendshëm Xhelal Svecla, me të cilët ne vazhdimisht do të shkëmbejmë informacionin në dispozicion”, shkroi ai në twitter.