Ilustrim Foto, Facebook
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë reagoi pas sulmeve me molotov ndaj zyrtarëve policor
Tensionet të cilat nisën që të rriteshin nga protestuesit menjëherë pas fjalës së krye demokratit Sali Berisha në protestën e thirrur nga opozita në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bënë që disa zyrtarë policorë të Policisë së Shtetit të lëndoheshin nga molotovët që u gjuajtën.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari ka shkruar në Facebook se dora që ngrihet mbi njerëzit me uniformë, ngrihet mbi ligjin, mbi qytetarin dhe mbi vetë shtetin.
Ai ka dënuar sulmet me molotov të hedhura nga protestuesit në drejtim të policisë.
“Sulmet me molotovë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit nuk janë protestë, por krim që do të marrë përgjigjen e merituar”- ka shkruar minisrit Lamallari.
Në një video që ka publikuar ministri Lamallari shihen edhe efektivët e policisë të cilët po marrin trajtim mjekësor pas lëndimeve që kanë marrë deri sa po tentonin të ofronin siguri në protestën e 17 prillit 2026.
Në anën tjetër, një tjetër postim i ministrit të brendshëm është edhe ai me të cilin përgëzon policinë për zbulimin e molotovit i cili ishte bërë gati për tu hedhur nga protestuesit.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë”- thuhet në njoftimin e ministrit.